Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga baby shower-i i saj, ku në qendër të vëmendjes ishte edhe nëna e saj.
Në një nga fotografitë, ajo shfaqet e buzëqeshur pranë nënës, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një dedikim të shkurtër, por plot domethënie, shkruan Indeksonline.
“Emri ma i bukur n’botë: Nana” ka shkruar ajo.
Postimi është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët kanë uruar Xhulin për pritjen e ëmbël dhe kanë vlerësuar raportin e ngushtë që ajo ka me nënën e saj.

