ShowBizzz

Xhuli Nura pas vetëvrasjes së 27-vjeçares: Si e vrisni veten për Kuazimodo-t shqiptarë!

Modelja Juliana Nura ka reaguar dhe ajo pas ngjarjes tronditese që ndodhi së fundmi në Shqipëri, ku një 27-vjeçare u vetëvra per shkak te publikimit te fotove të saj intime. Në një mesazh të postuar në InstaStory, Juliana bëri një krahasim të guximshëm.

“O goca, Edi Rama doli nudo dhe u bë kryeministër, ju vetëvriteni për Kuazimodo-t shqiptarë”. Komenti i saj i ashpër drejtohet kundër standardeve të dyfishta të shoqërisë dhe dështimeve në adresimin e një çështjeje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme si shantazhi seksual”, shkroi ajo.

Xhuli Nura pas vetëvrasjes së 27-vjeçares: Si e vrisni veten

Më tej, modelja i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë të ndërmarrë hapa të qartë dhe të vendosur në përfshirjen e një kurrikule për edukimin seksual që në kopsht, duke theksuar nevojën e një nisme të tillë për “të shpëtuar këtë vend e ky milet”, sipas fjalëve të saj.

Nura ka qene edhe vete viktimë e shantazhit seksual dhe një sulmi kibernetik që ka lënë pasoja të thella në jetën e saj, te cilat e çuan në një izolim 12-vjeçar nga skena publike. Gjate rikthimit te bujshem te saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuli foli hapur mbi përvojat e saj personale me këto çështje.



bal