ShowBizzz

Yjet që ishin të pranishëm në meçin mes Tysonit dhe Paulit

Të shtunën u zhvillua meçi mes ish-boksierit legjendar, Mike Tyson, dhe yllit të platformës YouTube, Jake Paul.

Në këtë dyluftim të shumëpërfolur nuk munguan edhe emra të mëdhenj të sportit dhe filmit.

Ndër të pranishmit ishte edhe aktorja Charlize Theron, fituese e çmimit Oskar.

Ajo u fotografua bashkë me ikonën e NBA-së, Shaquille O’Neal.

Futbollisti i futbollit amerikan, Rob Gronkowsi, aktori Josh Duhamel, figura televizive Amber Rose ishin emrat e tjerë të pranishëm.

Përndryshe, mbrëmë 58-vjeçari u mund nga Pauli 27-vjeçar.