Diva e muzikës botërore, Madonna ka dalë nga spitali dhe gjendja e saj është përmirësuar.
Sipas medieve të huaja këngëtarja është kthyer në shtëpi dhe ndihet më mirë pasi një infeksion serioz bakterial çoi në qëndrimin e saj në kujdes intensiv. Ajo është dërguar në shtëpinë e saj në New York.
Ditën e djeshme, menaxheri i legjendës së muzikës Pop, njoftoi se turneu botëror është shtyrë pasi ajo është prekur nga një infeksion i rëndë bakterial dhe ndodhej në kujdesin e mjekëve.
64-vjeçarja kishte planifikuar një turne botëror për të festuar 40-vjetorin e këngës së saj hit “Holiday”, por planet ndryshuan pas problemeve me shëndetin.