ShowBizzz

Ylli Limani humb njeriun e tij të shtrenjtë të familjes!

Këngëtari Ylli Limani ka humbur një nga njerëzit e tij më të dashur, gjyshen e tij. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Këngëtari ka ndarë edhe një foto bardhë e zi të gjyshes së tij, teksa shprehet se do ta kujtojë dhe do ta dojë gjithmonë.

“Pusho në paqe gjyshe. Faleminderit që ma ke zbukuruar fëmijërinë dhe jetën…Gjithmonë kam me të kujtuar dhe me t’dashtë shumë”, ka shkruar Ylli.

Ylli Limani humb njeriun e tij të shtrenjtë të familjes!

Kujtojmë që Ylli Limani është një nga këngëtarët më të pëlqyer, dhe projetet e tij sapo publikohen kthehen në hite.

 



bal