Yllka Kuqi vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në estradë, jo vetëm për projektet muzikore, por edhe për paraqitjet e saj elegante.
Këngëtarja së fundmi ka ndarë disa imazhe nga Italia, ku është shfaqur me një fustan të zi mjaft elegant që i vinte në pah linjat trupore. Me stilin dhe paraqitjen plot hijeshi, ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale.
Yllka po duket në super formë, ndërsa komentet dhe pëlqimet për postimin e saj nuk kanë munguar, shkruan Kosovarja.

