Deputetja e LDK nga legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, Janina Ymeri, ka thënë se pranimi i ofertës së LVV-së për bashkëqeverisje do të ishte vetëvrasje politike partiake.
Ajo duke folur për koalicionin e LVV-së dhe LDK-së që nuk zgjati më shumë se 50 ditë në vitin 2020.
Ymeri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se ata mund t’i bënin kuorumin për president dhe më pas të përgënjeshtrohen.
“A mendoni që një parti e vjetër bënë vetëvrasje politike duke e marrë një kryeparlamentar dhe 4 ministri dhe ditën tjetër ato ministri munden me ra. Përgënjeshtrohet, poshtërohet dhe në fund bënë kuorum për president që legjitimon qeverisjen një partiake. Do të ishte vetëvrasje politike partiake, nëse se kishim marrë na presidentit”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se Kurti nuk ishte serioz në takime dhe me ofertën, pasi sipas saj tema ka qenë presidenti.
Ymeri ka thënë se LDK ka propozuar emër për presidnet, dhe personi i vetëm që është përmendur me emër e mbiemër ka qenë Vjosa Osmani.
“Marrëveshje politike me anë të kryeparlamentarit dhe katër ministrive nuk ka qenë e leverdishme dhe nuk ka qenë poenta. Fjala ka qenë për presidentin, nuk ka më po ta jap kryeparlamentarin dhe katër ministri, i ikte temës kryesore. Tema ka qenë për president. Ai (Kurti) nuk e ka desht asnjë emër, por nëse është fol për një emër e mbiemër për president ka qenë Vjosa Osmani”, ka thënë ajo.
Abdixhiku kishte refuzuar oferët e Kurtit për bashkëqeverisje gjatë takimeve që ishin zhvilluar për cështjen e presidentit.
Por takimet e Kurtit as me Bedri Hamzën nuk sollën rezultat dhe dështoi zgjedhja e presidentit, duke quar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Zgjedhjet do të mbahet më 7 qershor.
