Nga operacioni i përbashkët ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës mes Interpol, Europol, Eurojust, dhe me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, janë ekzekutuar në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë.
Nga 83 urdhër-arrest, 67 të dyshuar u arrestuan në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali.
Urdhër-arrestet dhe sekuestrimi i pasurive është lëshuar nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences me kërkesë të DDA. Operacioni ndërkombëtar ka dokumentuar veprimtarinë e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.
Është zbuluar një një organizatë e strukturuar kriminale e natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë,ekstazi, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri si dhe me tregtinë me pakicë të lëndëve narkotike në Firence.
“Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta“- informoi sot SPAK.
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara ka qenë pjesë konferencës së prokurorëve anti-mafie ku ka dhënë dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e kryer me EUROJUST dhe Interpol.
Vladimir Mara sqaron se janë dokumentuar veprimtarinë e 4 grupeve kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në pothuajse të gjithë Europën duke e furnizuar me sasi të konsiderueshme lëndës narkotike.
Veç arrestimeve anëtarëve të grupeve kriminale u janë sekuestruar dhe pasuritë e vendosura në Shqipëri mes tyre 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e 18 pasuri të paluajtshme.
“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.
Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit
Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, – tha prokurori Vladimir Mara.
“Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.” – tha SPAK.
Newsbomb.al zbulon dosjen e operacionit ndërkombëtar të shtrirë në disa vende të BE
Emrat e shtetasve që janë arrestuar si dhe shtetasve për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste.
Gjykata e Firences lëshoi 92 masa sigurie, 65 prej tyre shqiptarë:
- Kledjon Muçollari
2. Ervis Vangjeli
3. Eljon Laçi
4. Kristian Ibrahimaj
5. Alban Mahilaj
6. Klaudia Sulejmani
7. Besmir Selamaj
8. Gabriela Avduli
9. Francesko Doda
10. Latin Ymeraj
11. Erando Mara
12. Antonio Hoxha
13. Elsit Vera
14. Dritan Begaj
15. Mark Lisi
16. Ergys Leka
17. Fatmir Gjeci
18. Astrit Dedaj
19. Syrja Kapaj
20. Mark Malocaj
21. Alket Muca
22. Xhulio Kastrati
23. Elvis Kuçi
24. Klisman Çepele
25. Eiton Kullolli
26. Pajtim Kullolli
27. Ergi Tomorri
28. Manuel Mone
29. Alban Ramadani
30. Gjon Ndreu
31. Simon Myftari
32. Blerim Myftari
33. Lorenco Malaj
34. Barjam Malaj
35. Ani Kuçi
36. Spiro Petro
37. Emiljano Balla
38. Hektor Turku
39. Armand Meco
40. Fael Xhelili
41. Renato Qevani
42. Emirjan Hoxha
43. Fabjan Drini
44. Daniel Elezi
45. Ferdi Ndrejaj
46. Gjergj Ndrejaj
47. Amarildo Alla
48. Emiljano Alla
49. Eneo Abedini
50. Qamil Abedini
51. Endri Çoku
52. Ervin Myftarja (Viku)
53. Indrit Kolgjokaj
54. Eraldo Kolgjokaj
55. Marcello Gjaci
56. Riniol Tasi
57. Prelë Kolnikaj
58. Arbri Xherahu
59. Lazer Pervataj
60. Vahit Luca
61. Amarildo Mustafai
62. Rudina Macoraj
63. Kristjana Kolnikaj
64. Elis Meco
65. Endri Sercan
LEXO EDHE: Interpol, Europol e Eurojust operacion në Shqipëri e 4 vende të BE, 83 urdhër-arreste
Droga që u sekuestrua nga SPAK në bashkëpunim me autoritete italiane kap vlerën 2.7 milionë Euro. Në një deklaratë zyrtare SPAK njofton se hetimet për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëria me destiancion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së, kanë zgjatur për 2 vite. Sipas SPAK, lënda narkotike e sekuestruar është e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo