Lajme

Zbardhet emri, kush është ambasadori i ri i BE në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka nominuar ambasadorin e ri të delegacionit të BE në Shqipëri.  Ai është Silvio Gonzato.

Silvio Gonzato do emërohet nesër ( 1 dhjetor) zyrtarisht si ambasador i BE-së në Shqipëri. Gonzato do të zëvendësojë Christiane Hohmann.

Më herët, Gonzato ka qenë zv/ambasador i Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai ka shërbyer edhe si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në shërbimin diplomatik të Bashkimit Europian.

Lajm ne perditesim