Lajme

“Zbardhet toka”, protesta para Ministrisë së Bujqësisë – fermerët kërkojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti

Fermerët e pakënaqur të qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.

Ata po derdhin qumështin në tokë teksa po protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, pasi tash e katër ditë është ndaluar përkohësisht grumbullimi i qumështit, duke paraprirë mbylljen e përkohshme të qumështores Vita.

Rifillimi i menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore dhe kthimi i çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave, janë tri kërkesat e tyre.

Gjatë protestës, fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë “me dinjitet dhe respekt”. Ndërsa u tha po ashtu se “qumështi i Vitës është i Kosovës, jo i Serbisë”.

Të Ngjashme