Tashmë është zyrtare që “Në kuadër të dashurisë” do jetë në kinema këtë vjeshtë me Olta Gixharrin dhe Luiz Ejllin në rolet kryesore.
Pjesë e komedisë është edhe Sara Hoxha që për të parën herë provon ujërat e kinematografisë.
Kasti po zbulohet dalëngadalë, ku i katërti i konfirmuar është aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa.
E media sjell të tjerë emra që janë pjesë e këtij projekti kinematografik.
Aktoret e mirënjohura Olta Daku e Zamira Kita, aktori Salsano Rrapi e Bes Bitraku poashtu do jenë pjesë e filmit.
Në role të tjera dytësore, hapësirë i është ofruar edhe entuziastëve të rinj të botës së aktrimit.