Lajme

Zbulohen armë dhe granata edhe në Zubin Potok, Sveçla: Operacionet nuk do të ndalen

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë zbuluar armë dhe pajisje ushtarake në veri të vendit.

Sipas tij, gjetjet janë bërë në dy lokacione të ndara në Zubin Potok, ku janë konfiskuar edhe granata dore dhe mjete të tjera të natyrës ushtarake.

Përmes një reagimi publik, Sveçla theksoi se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë operacionet pa ndërprerje, me qëllim identifikimin dhe çrrënjosjen e elementeve kriminale dhe kërcënimeve të mundshme.

Ai shtoi se kontrolli dhe shtrirja e rendit kushtetues do të vazhdojnë në çdo pjesë të territorit, duke theksuar vendosmërinë e autoriteteve për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, ka shkruar Xhelal Sveçla.

Të Ngjashme