Na ndan vetëm një ditë nga nisja e Big Brother VIP 3 dhe deri tani janë zbuluar opinionistët, që do të jenë Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj, si dhe moderatori i spektaklit Ledion Liço.
Por kuriozitet ka ngjallur edhe programi mbështetës Big Brother VIP Fan Club, të cilin do e prezantojë Enxhi Nasufi.
Ndërkohë gazetari Andi Vrapi ka zbuluar në Instastory se opinionistë në program do jenë Ina Kollçaku dhe Ronaldo Sharka.
Kujtojmë që ky i fundit ka qenë dhe ish-banor i sezonit të dytë, kështu që do të mund t’i analizojë situatat si një personazh që ka provuar izolimin në shtëpinë më të famshme.
lokimagazine