ShowBizzz

Zbulohet arsyeja e vërtetë se pse Kim Kardashian mungoi në festat pas Met Gala

Kim Kardashian është vënë re dukshëm se nuk është shfaqur në festat që u organizuan pas Met Gala 2024.

Ylli televiziv, 43 vjeçe, pavarësisht se mungoi në festat – nuk është lënë anash pa u komentuar për belin e hollë që edhe këtë vit tërhoqi vëmendje në ngjarjen e madhe të modës.

Vogue ndërkohë kishte ndarë një video të Kim-it duke ‘luftuar’ për të marrë frymë ndërsa përgatitej për natën më të madhe të modës.

Por përfundimisht veshja nuk ishte ajo që e pengoi atë të merrte pjesë në ndejat e tjera dhe ylli humbi këto raste sepse mendon se nuk është një gjë që i bën përshtypje.

Kim udhëtoi direkt në Evropë pasi do të merrte pjesë në Festivalin ‘OMR 2024’ në Hamburg, Gjermani, më 7 dhe 8 maj.

“Unë shkova nga atje në aeroplan”, shpjegoi Kim. “Fjeta në aeroplan dhe ja ku jam”.

Ajo shtoi se festat nuk janë për të, duke theksuar: “Ishte vërtet mirë të mos shkoja në të gjitha ahengjet. Nuk është në të vërtetë puna ime të dal, kështu që ishte justifikimi i përsosur, sepse doja shumë të vija këtu”.

Duke dëshmuar se me të vërtetë mund t’i bëjë të gjitha, Kim mbërriti në Hamburg në orën 15:00 të së martës, pasi eci në tapetin e kuq rreth orës 19:00 me orën e New Yorkut të hënën në mbrëmje.

Gjermania është gjashtë orë përpara New Yorkut duke bërë dy paraqitjet e saj me vetëm 13 orë diferencë.

Koha e fluturimit nga New Yorku në Hamburg është rreth nëntë orë.