Arbana Osmani e kishte zakon në dy vitet e kaluara mbajtjen e skaletës në duar gjatë prezantimit të “Big Brother VIP Albania”, por moderatori aktual Ledion Liço, nuk është parë të mbajë dokumente apo skaleta gjatë prezantimeve.
Fansat e kujdesshem te show-ut kanë vënë re se para Ledionit qëndron një telepromter i rregulluar strategjikisht, në të cilin shfaqet skenari i plotë i spektaklit, thote Telegrafi. Kjo teknologji, e përdorur zakonisht nga spikerët e lajmeve, i lejon prezantuesin të lexojë në mënyrë të rehatshme dhe të lirë skriptin pa pasur nevojë të mbajë asnjë material në duar. Ky detaj teknik shpjegon pse Ledioni ka duart e lira dhe mund të lëvizë në mënyrë të natyrshme në skenë, pa qenë i ngarkuar me letra apo skaletë, siç bënte prezantuesja e mëparshme e programit.
Kur Ledioni në javët e para të spektaklit bëri një koment duke thënë “Ngaqë nuk jam mësuar të përdor kështu gjërash”, pasi i ra një fletë e zarfit, mund të ketë qenë një referencë e mbushur me ironi për mënyrën e tij të re të prezantimit. Telepromteri mund të jetë një zgjidhje praktike që lejon më shumë interaksion me publikun dhe një prezantim më të lirshëm, teksa maksimalizon performancën e prezantuesit për të sjellë një përvojë më të pasur për spektatorët.
bal