Një banor i ri do t’i bashkohet shtëpisë së BBV ditën e martë. Ai u prezantua në “Fan Club” i maskuar.
Banori më i ri i BBV quhet Amarildo Delia me profesion animator dhe moderator.
Që në prezantimin e tij në “Fan Club”, Amarildo ka ‘trazuar’ ujërat duke pasur kështu debatet e para me opinionistët Ina Kollçaku e Ronaldo Sharka.
Ai tha ndër të tjera se është i hapur për të bërë aleanca, më së shumti me Romeon, mirëpo shtoi se nuk i pëlqen asnjë romancë brenda shtëpisë.