ShowBizzz

Zbulohet data e dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen në datën 17 qershor. Lajmi bëhet me dije nga burime për Vip Magazine.

Ceremonia që do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit, do të zhvillohet në Toskana, Itali.

Aktualisht ata po merren me përgatitjet e fundit të ceremonisë, ndërkohë që pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

Armand Peza, drejtuesi i agjencisë së eventeve që Arbana dhe Edi kanë zgjedhur për ditën e tyre të veçantë ka treguar se dasma e tyre do të jetë përrallore, por me një rreth të ngushtë njerëzish të afërt.