Lajme

Zbulohet dhe prangoset autori i grabitjes së bankës në Tiranë

Është identifikuar dhe lokalizuar nga policia e Tiranës autori i dyshuar i grabitjes me armë një javë më parë.

Robert Duka, 50 vjeç, banues në Tiranë u gjet dhe arrestua sot te rruga e Kosovarëve.

Ai shihet si autor i grabitjes që ndodhi një javë më parë të shumës që jozyrtarisht raportohet të ishte rreth 60 mijë euro.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit kur një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash

Të Ngjashme