LifeStyle

Zbulohet emri – Lady Gaga dhe Michael Polansky bëhen prindër të një vajze përmes surrogacisë

Lady Gaga dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, janë bërë prindër të një vajze.

Ata u bënë prindër përmes një nëne surrogate. Çifti nuk ka bërë të ditur arsyen përse zgjodhi rrugën e surrogacisë por në të kaluarën artistja ka folur hapur në të kaluarën për betejën e saj me fibromialgjinë, një gjendje shëndetësore që shkakton dhimbje të tmerrshme trupore dhe lodhje kronike.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, vogëlushja quhet Rose Bean Polansky dhe ka lindur më 9 qershor në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos. Emri i saj mendohet të jetë frymëzuar nga kënga e famshme e Edith Piaf, La Vie En Rose, ndërsa “Bean” mund të jetë një homazh për këngëtarin dhe aktivistin Carl Bean, i cili frymëzoi hitin e Gagës Born This Way.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, ka folur shpesh në të kaluarën për dëshirën e saj për t’u bërë nënë. Ajo dhe Polansky janë në një lidhje që prej vitit 2020, ndërsa fejesa e tyre u bë publike në vitin 2024.

Lajmi për lindjen e vajzës erdhi pas disa muajsh misteriozë ku këngëtarja u tërhoq plotësisht nga jeta publike.

Të Ngjashme