Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka reaguar me fjalë prekëse pas ndarjes nga jeta, ditën e sotme të avokatit Saimir Vishaj në moshën 60-vjeçare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke ndarë edhe një fotografi nga një moment i përbashkët, ku shfaqet pranë avokatit.
‘Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ju presim në Funeral Alba 2000 për përshëndetjen e fundit’, shkruan këngëtarja në mesazhin e saj.
Saimir Vishaj u nda nga jeta në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në gjendje kritike dhe i intubuar. Ai ishte transportuar me urgjencë në spital pas një incidenti, ku dyshohet se ishte rrëzuar nga shkallët.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, avokati nuk arriti të mbijetonte. Ai la pas një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe një emër të njohur në avokatinë shqiptare.
