Lajme

Zbulohet fotoja e 26-vjeçarit të dyshuar për grabitje në Tiranë, Klajdion Koçja dyshohet si autor i disa vjedhjeve

Zbulohet fotoja e Klajdion Koçjas, 26-vjeçarit që dyshohet nga policia si autor i disa rasteve të vjedhjes me dhunë në Tiranë.

Sipas policisë, Koçja dyshohet se i ka grabitur me dhunë një varëse nga qafa një shtetaseje, në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Nga hetimet dyshohet gjithashtu se 26-vjeçari është i përfshirë në një tjetër rast të vjedhjes me dhunë, të regjistruar në të njëjtën zonë më 2 tetor 2026.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Të Ngjashme