ShowBizzz

Zbulohet kur do e shohim ‘Dy gisht mjaltë 2’

E dimë, keni pritur me padurim “Dy gisht mjaltë 2” dhe më në fund kemi një lajm të mirë. Ermal Mamaqi ka bërë të ditur se xhirimet e filmit do të nisin së shpejti dhe gjejeni çfarë? Filmin do të mund ta shohim këtë dimër.

“Shumë të lumtur t’ju prezantojmë me një tjetër Rekord. Dy Gisht Mjaltë 2. Fillojmë xhirimet së shpejti që këtë dimër ta bëjmë shumë të nxehtë. Në Kinematë, në të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarë”, shkruan Ermali.

Zbulohet kur do e shohim 'Dy gisht mjaltë 2'

Kujtojmë se Elvana do të jetë sërish ylli i “Dy gisht mjaltë 2”. Pas suksesit me koncertin “Dekada” që elektrizoi stadiumin Air Albania, Elvana pritet që këtë herë t’i mbledhë fansat në kinematë shqiptare me rikthimin në rolin e Emës.

Zbulohet kur do e shohim 'Dy gisht mjaltë 2'

Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

Zbulohet kur do e shohim 'Dy gisht mjaltë 2'

Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi. Klaudia Brahimaj është gjithashtu autore e “I love Tropoja” dhe serialit “H.O.T” që vjen së shpejti me sezonin e dytë.

Zbulohet kur do e shohim 'Dy gisht mjaltë 2'