ShowBizzz

Zbulohet kush do të prezantojë Big Brother VIP Fan Club

Big Brother VIP Albania 3 nis në janar dhe ka patur shumë aludime për konkurrentët që do të marrin pjesë, por edhe për moderatorin. Thuhet se këtë vit ky pozicion do t’i besohet Ledion Liços duke zëvendësuar Arbana Osmanin. 

Gjithashtu vitin që vjen do të ketë sërish “Fan Club”, një program të dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të BBV që do të diskutohen nga opinionistë dhe personazhe të njohur.

“Fan Club” thuhej se do prezantohej nga Kiara Tito, por për shkak të pritjes së ëmbël, moderatores do t’i duhet të bëjë një pushim. Përflitet se vendin e saj do ta zërë Efi.

Efi i shtoi akoma më shumë dyshimet se këto lajme janë të vërteta, pasi javën e kaluar konfirmoi rikthimin në ekran.

Kjo do të jetë hera e parë që ish-banorja e “BBV” do të moderojë një spektakël pasi Efi nuk ka prezantuar asnjë program më parë, por u bë pjesë e ekranit duke marrë pjesë në spektakle të ndyshme, ku përveç “BBV” ajo ishte konkurente e “Përputhen” për të gjetur dashurinë.

Burimi: Panorama