Në një intervistë për “Big Brother VIP Fan Club”, para hyrjes në format, Albi Nako zbuloi se është në një lidhje me një balerinë. Duke mos zbuluar emrin e saj, ai tha se është nga Shkodra dhe bashkëjetojnë. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Por, kush është partnerja e Albit?
Ndonëse vetë çifti ka preferuar që ta mbajë këtë histori sa më diskrete, “Panorama Plus” shkruan se dyshja shfaqet kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu se kjo histori tashmë është e konsoliduar.
Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi. Dori dhe Albi nuk janë vetëm partnerë në jetë, por edhe në skenë, pasi të dy punojnë së bashku në akademinë e kërcimit që Albi drejton, por edhe në projektet e tjera që koreografi merr përsipër.
Dori është një emër i njohur që rrethin e balerinëve, duke u bërë e famshme edhe për këtë histori, që zgjat prej 4 vitesh.
Në rrjetet sociale të të dyve, mungojnë postimet si çift, por shihet në çdo detaj bashkëpunimi i ngushtë që dyshja ka në karrierat e tyre.