ShowBizzz

Zbulohet lidhja e aktorit 73-vjeçar, Bill Murray me këngëtaren 43-vjeçare

Bill Murray duket se është sërish i dashuruar. Aktori legjendar, në moshën 73-vjeçare ka gjetur dashurinë te këngëtarja Kelis 43-vjeçe, e cila dominoi top-listat më të mëdha botërore me hitet e saj dhe këngën hit “Milkshake”.

Sipas një raportimi të “The Sun”, dy artistët thuhet se janë afruar mjaft afër muajve të fundi. Madje, në zonën VIP të koncertit të këngëtares në Londër, të pranishmit raportojnë se Bill Murray u pa në prapaskenat e koncertit.

View this post on Instagram

A post shared by Kelis (@kelis)

“Sido që të jetë ajo që i bashkoi, dhe sado e pamundur të duket, ata janë të dy beqarë dhe po argëtohen pavarësisht diferencës së madhe në moshë,” shton burimi për “The Sun” duke bërë një referencë të shkurtër se mes tyre ekziston diferenca në moshë, e cila është 30 vjet.

Murray është baba i gjashtë djemve: Homer, 41, Luke, 38, me gruan e tij të parë, Margaret Kelly, dhe Caleb, 30, Jackson, 27, Cooper, 26, dhe Lincoln, 19, me Butler. Nga ana tjetër, Kelis ka tre fëmijë. Djali i saj Knight, 13, me ish-bashkëshortin Nas, si dhe Shepherd, 8, dhe vajza Galilee, 2./abcnews.al