Gazetarja Ilnisa Agolli, banore në “Big Brother VIP” është komentuar shumë në media për shkak se ajo ka deklaruar se është mbesa e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë dyshuar një gjë të tillë.
Së fundmi në Top Albania Radio ka qenë i ftuar vëllai i saj, dhe ka zbuluar lidhjen e vërtetë familjare që gazetarja ka me shkrimtarin. “Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra.
Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si ‘xhaxhai’.
Pra, Ilnisa nuk e ka xhaxha biologjik Dritëroin, por ndihet sikur e ka të tillë. Kevi u shpreh se Dritëroi i ka konsideruar si nipër dhe mbesa, teksa saktësoi se janë kushërinj të dytë.
bal