Shëndetësi

Zbulohet mekanizmi i depresionit dhe arsyeja pse shpesh ilaçet nuk funksionojnë

Depresioni vjen papritur, duke pushtuar trurin tonë. Ai vendoset duke na shkëputur nga bota dhe duke na bërë të jetojmë nën një perde të vazhdueshme trishtimi. Profili i depresionit është i njohur, por deri dje nuk ishte i qartë mekanizmi biologjik që e shkakton atë. Një studim italian hedh dritë mbi arsyet pse disa nga ilaçet më të përdorura nuk japin efektin e pritur, duke zhvendosur fokusin te korteksi prefrontal. “Tani hapet rruga për terapi të reja”, theksojnë studiuesit.

Sipas një kërkimi të ri italian, të realizuar nga Instituti i Neuroshkencës “Cavalieri Ottolenghi” (NICO) i Universitetit të Torinos dhe i publikuar në “Scientific Reports”, ekziston një proces kyç përmes të cilit depresioni ndikon në aktivitetin tonë cerebral, duke na çuar në gjendje të rënduar.

Depresioni prek më shumë se 300 milionë njerëz në botë dhe rreth 6% të italianëve, me përqendrime më të larta te të rinjtë (18–34 vjeç) dhe të moshuarit.

Depresioni nuk lidhet vetëm me “mungesë serotoninës” siç është menduar për vite me radhë.

Studimi i ri thotë diçka tjetër më konkrete:

Në një pjesë të trurit që quhet korteksi prefrontal (zona që merret me vendime, emocione dhe mendim racional), neuronet te personat me depresion nuk funksionojnë si duhet.

Konkretisht, ato janë më “të dobëta” dhe nuk arrijnë të dërgojnë sinjale elektrike siç duhet.

Si pasojë, truri nuk përpunon mirë emocionet dhe informacionin dhe kjo çon në ndjenjën e rëndë të depresionit.

Pse nuk funksionojnë ilaçet shpesh?

Sepse shumica e ilaçeve aktuale fokusohen te serotonina (një kimikat në tru), por problemi mund të jetë diku tjetër: te mënyra si punojnë vetë neuronet në këtë zonë.

Çfarë zbulon studimi i ri?

Problemi lidhet edhe me disa “kanale kaliumi” në neurone (janë si porta që kontrollojnë sinjalet elektrike).

Kur këto nuk punojnë mirë, neuronet bëhen më pak aktive.

Kjo shpjegon pse disa trajtime të reja, si stimulimi magnetik i trurit, japin efekt, sepse “zgjojnë” këtë zonë.

Të Ngjashme