Lidhja e Blerta Celibashit dhe Princ Lekës sa vjen e duket se po shkon drejt zyrtarizimit. Ata së fundmi janë fotografuar në qendrën tregtare në sektorin e rrobave të fëmijëve dhe të menjëhershme ishin lajmet se Blerta është në pritje të ëmbël.
Por një ditë më pas çifti u pa në festës së bukur të ditëlindjes së djalit të Françeskës dhe mesa duket arsyeja që ata ishin në një dyqan për fëmijë ishte dhurata që ata kanë bërë për djalin e festës dhe jo se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Pamjet e festës u shpërndanë kudo në rrjet dhe “Bordo” ka siguruar disa foto të bukura të çiftit tashmë më të komentuar të showbizit.
Blerta dhe Princ Leka janë kudo bashkë dhe marrëdhënia e tyre tashmë është konsoliduar dhe thuhet se po shkon drejt martesës.
Shkak për këto lajme u bë komenti i një prej miqve të Blertës, e cila në një prej fotove shkruante, “Yll me yll të ka rënë nuri i dasmës”, koment i cili u pëlqye nga fotografja.
Galeria fotografike
bal