Lajme

Zbulohet plani grek për Jugun e Shqipërisë: Ja pse duan minoritet artificial në Himarë

Drejtori i përgjithshëm i Arkivës, Ardit Bido thotë se Greqia kërkon të sajojë minoritet artificial grek në Himarë, për të dominuar të gjithë Jugun e Shqipërisë.

Në një intervistë për “Report Tv”, Bido është shprehur se nga censusi i vitit 2011, në Himarë u vetëdeklaruan 11.5% grekë, por Athina kërkon që kjo shifër të shkojë në mbi 20%, në mënyrë që sipas legjislacionit tonë të shpallen minoritet grek.

Kjo gjë do mundësonte vendosjen e tabelave dygjuhëshe nga Llogaraja deri në pellgun e Sarandës dhe Delvinës, si dhe valëvitjen e flamurit grek në këto zona.

Sipas Bidos, arrestimi i Fredi Belerit e prishi këtë plan.

“Objektivi i Greqisë është që të marrë pjesë jugore të vendit. Greqia synon që gjithë pellgun e Sarandës dhe Delvinës të jetë një zonë dy gjuheshe, minotoitare në të cilët do të vulvitet flamuri grek. Greqia do që të jetë gjuha greke në Konsipol, Himarë, Dhërmi, Palasë, qasje të cilën Greqia e ka nisur vitet më parë që prej censusit të vitit 2021. Në censusin e vitit 2011 në bashkinë e Himarës doli se 11.5% e popullsisë ishte greke dhe Athina ka nevojë që të arrijë 20% grekë në bashkinë e Himarës dhe sipas legjislacionit tonë të brendshëm do t’i lindej e drejta përfaqësuesve të minoritetit që të kërkojë tabela dygjuhëshe nga Qafë bota në Llogara, nga Muzina në Sarandë.

Fedi Beleri tregoi se mund të marrë vota me një sërë mekanizmash, duke dhënë shtetësi në Himarë dhe në Tiranë. Ka dhënë shtetësi greke tek biznesmenë dhe në Himarë jepte bursa në universitete shtetërore greke, kishte akses në spitalin e Himarës si askush tjetër atje. Fitorja i tregoi Athinës që në censusin që do të jetë në dhjetor mund të arrihet 20% grek në Himarë dhe të futej si kancer në Shqipëri. Fredi Beleri është një pjesë e një projekti politik të Athinës.

Arrestimi Fredi Blerit i prishi një plan të tillë të Athinës. Greqia po përgatitet për atë që do të bëjë në vitin 2024 që ka si qëllim që të krijojë minoritete artificiale në të gjithë pellgun e Himarës. Nëse nuk realizohet qëllimet politike të Athinës atëherë Shqipëria do të pengohej në rrugën drejt Integrimit të BE-së. Objektivat e Greqisë u shprehen edhe duke mos ftuar kryeministrin Edi Rama”, tha Bido.