ShowBizzz

Zbulohet shkaku i vdekjes së Quincy Jones!

Quincy Jones ndërroi jetë nga kanceri pankreatik, sipas certifikatës së tij të vdekjes të lëshuar nga Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Angelosit. Sipas saj nuk ka patur faktorë të tjerë që kanë kontribuar në vdekjen e tij.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Quincy Jones!

Producenti legjendar i muzikës nuk kishte ndarë lajmin se kishte kancer përpara se të vdiste në moshën 91-vjeçare. “Edhe pse kjo është një humbje e pabesueshme për familjen tonë, ne festojmë jetën e mrekullueshme që ai jetoi dhe e dimë se nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai”, tha në një deklaratë publicisti i tij, Arnold Robinson.

Familja e tij mbajti një ceremoni “intime” për ta varrosur të dielën, raportoi Associated Press. Të shtatë fëmijët e tij ishin atje: Jolie, 71, Rachel, 61, Martina, 58, Quincy III, 55, Kidada, 50, ylli i “Parks and Recreation” Rashida, 48 vjeç dhe Kenia, 31 vjeç.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Quincy Jones!

Familja e tij i tha AP se ata janë “jashtëzakonisht mirënjohës për ngushëllimet dhe homazhet nga miqtë dhe fansat e tij nga e gjithë bota”. 

Jones u bë i njohur si kompozitor xhaz në vitet 1950. Gjatë karrierës së tij 70-vjeçare, ai punoi me disa nga yjet më të mëdhenj të shekullit të 20-të, duke përfshirë Michael Jackson dhe Frank Sinatra.



bal