Një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike është zbuluar nga policia në Vlorë.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Vlorë.
Në banesë janë gjetur dhe sekuetsruar 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona me substanca kimike për bimët.
Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 14 doza, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrëpërcjellës të montuar.
Njoftimi i plotë i Vlorës:
Vlorë/Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, në kuadër të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Në zbatim të këtyre masave, finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Fokus 7”.
Zbulohet një banesë e përshtatur kultivimin e bimëve narkotike. Gjenden në ambientet e kësaj banese dhe sekuestrohen, 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona me substanca kimike për bimët.
Gjithashtu, sekuestrohen doza kanabisi, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrpërcjellës të montuar.
Vihet në pranga 37-vjeçari që kishte në përdorim këtë banesë dhe e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike.
Vijon puna për kapjen e pronarit të banesës.
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, që dyshohet se ia kishte blerë 37-vjeçarit të arrestuar.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në ambiente të ndryshme, në kuadër të planit operacional mbarëkomëtar të koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të veprimtarisë kriminale në këtë këtë fushë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fokus 7”.
Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen “1 Maji”, e cila dyshohet se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 160 pajisje elektrike (stabilizator energjie), 236 llampa elektrike, 10 aspiratorë, 5 filtra ajri si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona plastik me substanca kimike për bimët.
Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 14 doza, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrëpërcjellës të montuar.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve:
-kanë arrestuar shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Vlorë;
-kanë shpallur në kërkim shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pas gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ia kishte blerë shtetasit A. L.
Materalet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo