Lajme

Zbulohet tuma e tretë pranë varrezës tumulare në Himarë

Së fundmi është zbuluar tuma e tretë pranë varrezës tumulare në Himarë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar disa foto, ku duken disa objekte që i përkasin periudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr).

“Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.

Objektet e zbuluara në to i përkasin përiudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.

Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë”, shkruan Rama.