LifeStyle

​Zbuloni si ndikon buzëqeshja në shëndet

Sot është dita botërore e buzëqeshjes. Sigurisht, se pyetni pse buzëqeshja ka ditën e vet?

Kjo ditë shënohet në javën e parë të tetorit. Në vitin 2022, kjo ditë shënohet më 7 tetor.

Në fakt, buzëqeshja është stimulues i fuqishëm që ndikon në shëndetin e përgjithshëm dhe për përmirësimin e disponimit, transmeton KosovaPress.

Ajo lufton stresin dhe dhimbjet, shton vetëbesimin dhe përmirëson koncentrimin dhe të mbajturit mend. Ndikon pozitivisht edhe në punën e zemrës, hormone, mushkëri, sy, emocione, tru.