Zendaya befason me paraqitjen në sheshin Leicester të Londrës
Ajo u paraqit me një fjongo të bardhë sipër gërshetit të saj dhe një fustan të bardhë, të gjatë, me raketa tenisi, dukje e cila lehtësisht mund t’ju frymëzojë.
Aktorja vijon të ndjekë tematikën e filmit “Challengers” që ka në qendër një marrëdhënie treshe mes tenistëve.
Ylli 27-vjeçar mori gjithë vëmendjen me fustanin me shpinën e eskpozuar, i cili dukej mahnitës. Ajo kombinoi fustanin me taka të bardha.
Fjongot e flokëve kthehen herë pas here si trend, dhe Zendaya duket se është më e fundit nga të famshmit që e ka “përqafuar”.
Ky trend me klas është shumë i lehtë për t’u përfshirë në çdo dukje, pasi vjen në versione të panumërta, gjë që e bën atë të përshtatshëm për çdo stil dhe estetikë.
Sa i përket flokëve, aktorja rishtazi është bërë bionde dhe duket se po i qëndron deri në fund misionit të saj, për të promovuar në mënyrë të përsosur filmin e ri, i cili do të publikohet më 26 prill.