ShowBizzz

Zërat për ndarje nga Brikena, Ed Manushi zbulon bisedën me Mateon

Zërat për një ndarje të mundshme mes çiftit të njohur Brikena dhe Mateo kanë pushtuar rrjetet sociale dy ditët e fundit.

Për të shuar apo shtuar dyshimet, dita e sotme në “Top Albania Radio” ka sjellë detaje të reja, ku i ftuar në një lidhje direkte përballë moderatorit Ronaldo Sharka ka qenë Edi Manushi.

I pyetur drejtpërdrejt nga Ronaldo mbi vërtetësinë e këtyre aludimeve që po qarkullojnë kudo, Manushi nuk ka ngurruar të ndajë një bisedë private. Ai zbuloi përgjigjen e prerë që mori nga vetë Mateo gjatë një komunikimi telefonik vetëm një ditë më parë.

“Po të them ty atë që më tha Mateo dje në telefon: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’”, u shpreh Manushi, duke bërë të ditur se Mateo ka preferuar të mbajë një profil të matur dhe të mos japë detaje mbi jetën e tij private.

Me pas Ronaldo ngriti dyshimet e shumta të ndjekësve në rrjet, duke vënë në dukje aludimet se e gjitha kjo mund të jetë një skenar i mirëmenduar nga çifti thjesht për të marrë klikime dhe vëmendje mediatike.

I pyetur mbi këtë teori, Manushi u tregua diplomat por i hapur ndaj çdo mundësie. “Edhe mundet,” pohoi ai, duke shtuar menjëherë duke qeshur se etika profesionale mbetet e rëndësishme: “Por ne nuk flasim për kolegët për gjëra të tilla”.

Megjithatë, kjo deklaratë ka lënë sërish hapësirë për interpretime, duke i mbajtur ndjekësit në mëdyshje nëse bëhet fjalë për një krizë të vërtetë apo thjesht për një strategji të zhurmshme në rrjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania.radio)

Të Ngjashme