ShowBizzz

Zgjedhja që mund të shkaktojë bujë në Met Gala – Kim Kardashian mund të zgjedhë ‘fustanin e hakmarrjes’ të Princeshës Diana

Në prag të Met Gala-s, në publik po shtohen gjithnjë e më shumë spekulimet rreth zgjedhjes së veshjes së Kim Kardashian.

Sipas thashethemeve, ylli televiziv mund të shfaqet me një krijim të frymëzuar nga “fustani i hakmarrjes” i princeshës Diana.
Këto zëra vijnë pikërisht katër vite pasi Kardashian shkaktoi reagime të forta kur veshi fustanin e çmuar të Marilyn Monroe, për të cilin u pretendua se u dëmtua, shkruan Daily Mail.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se në vitin 2022, Kim u shfaq në Met Gala me fustanin historik që Marilyn Monroe që kishte veshur në 1962, kur i këndoi “Happy Birthday” presidentit amerikan të asaj kohe, John F. Kennedy.

Pas eventit, u publikuan akuza të shoqëruara me fotografi, ku pretendohej se fustani kishte pësuar dëmtime – me çarje në pëlhurë dhe kristale të rëna.
Ngjarja nxiti kritika të ashpra ndaj Kardashian dhe muzeut që ia kishte huazuar veshjen.

Termi “fustani i hakmarrjes” i referohet një fustani elegant të zi, të dizajneres Christina Stambolian, të cilin princesha Diana e veshi në vitin 1994.

Ajo e kishte zgjedhur atë po atë mbrëmje kur u transmetua një intervistë televizive ku bashkëshorti i saj i atëhershëm, princi Charles, pranoi tradhtinë.

Kjo paraqitje u interpretua si simbol i guximit, vetëbesimit dhe sfidës, ndaj edhe fustani fitoi status legjendar.

Çfarë do të nënkuptonte kjo zgjedhje për Kim?

Duke pasur parasysh kritikat pas incidentit me fustanin e Marilyn Monroe, spekulohet se një veshje e frymëzuar nga fustani i Dianës mund të shihet si një lloj “përgjigjeje” e Kardashian ndaj kritikëve.

Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, kjo ide ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, në pritje të natës më të rëndësishme të modës.

Të Lidhura:

  1. Përkeqësohet gjendja shëndetësore e babait të saj, kjo banore ndërpret papritur rrugëtimin e saj në “BBVK”
  2. U përfol për një ndarje, Diana dhe Arioni vënë pikat mbi “i”
  3. Filmi i ri rreth kërcimit të Princeshës Diana bazuar në librin “Dancing With Diana”
  4. “Të gjithë ndalën dhe nisën të duartrokisnin”, kërcimi që bëri bashkë Princeshë Dianën dhe John Travoltën

Të Ngjashme