“Nuk është koha për zgjedhje” në Ukrainë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke i dhënë fund skenarit për zgjedhjet presidenciale të planifikuara për vitin 2024.
Ai u shpreh se është koha për mbrojtje dhe betëjë pasi nga ajo varet fati shtetit dhe i popullit.
“Ne duhet të vendosim se është koha për mbrojtje, për betejë, nga e cila varet fati i shtetit dhe popullit, dhe jo për farsë, të cilën vetëm Rusia e pret nga Ukraina. Mendoj se nuk është koha për zgjedhje”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.
Nëse Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën në shkurt 2022, zgjedhjet parlamentare duhet të ishin mbajtur në Ukrainë këtë tetor dhe zgjedhjet presidenciale në mars 2024.