Lajme

“Zgjidhni punët tuaja, pastaj hallet e Kosovës”, situatë e pazakontë në Kuvend, Basha flet nga vendi, Berisha bllokon foltoren

Me debate dhe tone të larta ka nisur kjo seancë plenare këtë të enjte, ku mbizotërojnë debatet mes Partisë Demokratike.

Me ironi i është përgjigjur ministrja Elisa Spiropali, Sali Berishës, i cili foli për situatën në veri të Kosovës  dhe për qendrimin e kryeministrit Edi Rama.

Spiropali iu përgjigj duke thënë “zgjidhni punët tuaja, pastaj hallet e Kosovës”. Më pas Basha i është përgjigjur nga vendi Spiropalit, ndërsa Berisha ka bllokuar foltoren, gjë që ka sjellë edhe Gardën në sallë.

Pjesë nga debati:

Sali Berisha: Nuk ka deklaratë më antishqiptare sesa ajo e bërë dje. Po pse derdhi gjakun Afrim Bunjaku? Ku u vra ai? U vra në veri të Kosovës në mënyrë që aty të sundojë ligji e rregulli. Ku u zhvillua një betejë mes grupeve të nisura nga Vucici të kryesuara nga lejdnanti i tij, Rajdodic. Shqiptarë, evropa dhe bota e pa që ajo ishte toka e zotërve të saj.

A mundet një kryeministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni me padronin e tij Vucic dhe tani kërkon të mbulohet kjo me deklaratën e turpshme

Dostojevski ka thënë dhe mbajeni mend: Njeriu që kalon nga gënjështra në gënjeshtër largohet nga homosapiens, nga specia e tij. Ndaj zonjë debati të fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën vec Vuçiç por e bën dhe argati i tij Edvin Kristaq Rama. Allistar, miku i tij tha se e ka hipnotizuar Vucici. (Berisha flet pa mikrofon)

Elisa Spiropali: Doktori e ka bërë karrierën duke parë me diversantë e sigurimsa. Ti je në anën e sigurimit doktor. Merren me njëri tjetrin kush është armik e tradhëtar. Tani doktor duhet të themi se zotit Lulzim i erdhi goja në kuvend dhe i erdhi hidhur se këtu nuk merret me rregulla dhe kushtetutën kur hallin e ka te shtëpia e tij. Dhe nuk mundet nga kjo foltore, nuk mundet ti presësh fjalën kujt të doje. Tentativa për të krijuar një narrative me heronj e tradhëtarë me të shitur dhe të blerë është e dëmshme për Kosovën. Nuk ka gjë më të dëmshme se kjo që për interesa të partisë fusni në lojë Kosovën e Shqipërinë. Ka kush i del për zot këtyre dy vendeve nga Këshilli i Sigurisë në tryezën e Berlinit. Kështu si e keni katandisur diskurin në kuvend po ndikojnë seriozisht jo vetëm për cështjet tona por doni ta kaloni këtë gjuhë në Kosovë. Shqipëria do ti dalë për zot. Nuk ka aleate më të fortë sesa Shqipëria kosova. Do të jemi aty edhe për ta.

Lulzim Basha: Zonja Spiropali në fakt ke shumë të drejtë ka ardhur dita që të thuash ato që të vijnë në mendje. Kjo nuk bëhet për interesat e shtëpisë sime dhe partisë time. Ju jeni në shkelje të ligjit sepse ju doni të përcani opozitën. Kjo është arsyeja që vini këtu dhe të bëni skena të tilla. Meqë përmendët Kosovën. Zonja ministre ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD. E varrosët në konferencën e kryetarëve sepse nuk doni që kryeministri të vijë të japë llogari. Cdo të thotë që KFOR të marr në dorëzim veriun? Juve ju intereson ky teatër. Ditën teatër e natën kulla.

Sali Berisha: Këtu ka një përpjekje të turpshme të pafytyrë për të mbuluar me zhurmë e gënjeshtra deklaratën superskandalozë, me armiqësore të bërë ndonjëherë për Kosovën se veriu i kosovës është toka e askujt. Nuk e mbulon dot me asnjë citim zonja. Pra nuk e mbuloni dot me asgjë, me asgjë këtë deklaratë të bërë vetëm një javë pasi ajo tok u vadit me gjakun e atij që donte të bënte ligjin, nuk e zhbëni dot ju vetëm një javë pasi djemtë trima me uniformë vendosën të përballen me një grup terroristësh. Nuk e zhbëni dot me asnjë skenar deklaratën që kërkon të shkëpusë veriun e kosovës dhe ta bëjë protektorat të NATO-s. NATO e ka përcmuar këtë deklaratë.