ShowBizzz

“Zhade dhe Lukas” rikthehen bashkë pas 21 vitesh, dhe duken të dy kaq mirë!

Seriali “Kloni” mori famë nëpër botë, e mbërtheu pas ekranit të televizorit edhe shumë shikues shqiptarë, të cilët përjetuan përmes serive të tij historinë e vecantë të dashurisë së Zhades dhe Lukasit. “Kloni” u shpall seriali i vitit 2002.

Tani, dy protagonistët e tij, aktorët brazilianë Giovanna Antonelli dhe Murilio Benicio, tani janë bërë bashkë pas më shumë se 2 dekadash.

Dyshja e famshme kanë realizuar një reklamë bashkë, e në një emision vendas, rrëfyen edhe

histori të përjetuara gjatë xhirimeve të serialit. Ajo që na ra menjëherë në sy sakaq ishte fakti që Giovanna, sot 47 vjece, duket në një super formë fizike dhe po aq e re sa atëherë. Murilio gjithashtu mbetet një mashkull tejet joshës: koha duket është treguar tepër e butë me të dy ata!

https://youtu.be/XiJJOHNsWqU

 

 

 

“Zhade dhe Lukas” rikthehen bashkë pas 21 vitesh, dhe duken



bal