ShowBizzz

Zhaklin Lekatari “arsyeton” sjelljet e Rogertit: Ka probleme të shëndetit mendor

Zhaklin Lekatari ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau mendimet e saj lidhur me banorët e “Big Brother VIP”.

Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te Rogerti, duke komentuar sjelljet dhe mënyrën se si perceptohen ato nga publiku.

Të lidhura

None found

“Mua ai gëzimi i Rogertit, si janë perceptimet njerëzore, janë shumë të ndryshme dhe kjo varet nga botëkuptimi që ne kemi, por varet edhe nga gjinia, por edhe nga konteksti kulturor që ne kemi,” u shpreh ajo.

Më pas ajo shtoi se Rogerti i duket sikur ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale vazhdimisht.

“Mua m’u duk që sa herë që Rogerti ka këto sjellje delirante, përtej kufijve, më duket sikur ai ka probleme me shëndetin mendor dhe ka nevojë për mbështetje emocionale të vazhdueshme dhe për shumë dashuri,” u shpreh Zhaklina.

Të Lidhura:

  1. Rogerti rrëfehet në Dhomën e Rrëfimit: Nuk më keni njohur nëse mendoni
  2. Tensionohet debati midis Rogertit dhe Luizit: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu
  3. Plas keq në “Big Brother VIP 5”, Kristi nuk duron më provokimet e Rogertit, i hedh ujin në fytyrë
  4. Rogerti sërish me akuza ndaj Selin: Nuk e pranon që e ke babanë në burg

Të Ngjashme