ShowBizzz

Zhaklin Lekatari dërgon një mesazh në BBV3, e quan “kampion” banorin e preferuar

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë pranuar mesazhe inkurajuese nga familjarë, mbështetës dhe personazhe të njohur.

Një nga këto mesazhe të veçanta ka arritur tek Meritoni, i cili është befasuar nga ish-opinionistja e BBVA në sezonin e dytë, Zhaklin Lekatari.

Mesazhi i dërguar përmes “Big Love” zbulon ndjenjat dhe mbështetjen e thellë që Zhaklin Lekatari ka për Meritonin:

“Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur, por mos harro që në fund fitues nuk është jeta virtuale, por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës, por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë mentalitetin kampion”.

Përgjigjja nga Meritoni ishte e menjëhershme dhe e mbushur me mirënjohje dhe emocion.

Ai u shpreh: “Të kam xhan, të përshëndes shumë. Je shembull i një gruaje, vajze, të përqafoj dhe të kam shumë xhan”.