ShowBizzz

Zhaklin Lekatari e pranon: Po kam tradhtuar…

Në një intervistë ndryshe nga të tjerat, gazetarja Zhaklin Lekatari ka folur për jetën e saj personale dhe mendimet e saj rreth jetës në çift, tradhtinë dhe konceptin e të bukurës.

E pyetur nëse ka tradhtuar ndonjëherë, Zhaklin Lekatari tha se ka tradhtuar dhe është tradhtuar gjithashtu. Në podkastin nën moderimin e Alketa Vejsiut, Zhaklina tha se nuk beson në shprehjen se ai që tradhton njëherë, do të tradhtojë gjithmonë në jetë.

Sipas saj tradhtia në çift nuk është domosdoshmërisht një arsye apo qëllim për të dëmtuar tjetrin. Tradhtia sipas Lekatarit është një problem që individi ka me veten dhe për të cilin e e gjen zgjedhjen jashtë dhe jo në çift ose brenda vetes së tij.

Zhaklin Lekatari: Po kam tradhtuar, edhe më kanë tradhtuar. Unë nuk besoj te fjal once a cheater, always a cheater. Mendoj që njeriu në periudha të ndryshme të jetës bën zgjedhje të ndryshme. Mendoj që tradhtia nuk është domosdoshmërisht një arsye apo qëllim për të dëmtuar tjetrin. Është një problem që ne e kemi me veten tonë, një mungesë që kemi dhe këtë problem nuk e zgjedhim me partnerin apo veten tonë , por e gjejmë zgjedhjen jashtë.

© Video Credits: https://www.instagram.com/podclass.alketavejsiu/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb