Lajme

Zhduken dy fëmijë në Tiranë, ndihmoni familjarët të gjejnë Adelën dhe Jetmirin

Dy fëmijë të vegjël janë zhdukur në Tiranë, pa lënë asnjë gjurmë. Fëmijët në foto, Adela dhe Jetmiri kanë humbur ditën e djeshme, ndërsa policia dhe familjarët janë në kërkim të tyre.

Ende nuk ka asnjë informacion për vogëlushët dhe familjarët e tyre luten që çdokush që ka informacion apo dëshmi që mund të ndihmojë në gjetjen e Adelës dhe Jetmirit, të kontaktojnë në numrin e telefonit: 0693844081 apo të kontaktojnë me faqjen “Qendra Don Bosko Tiranë”.

“Urgjent: Kanë humbur dy engjëj! 🆘 Adela dhe Jetmiri janë dy fëmijë të cilët kanë humbur që nga dita e djeshme. Familjarët e tyre janë të lënduar dhe janë në nevojë të ndihmës sonë. Denoncimi është bërë edhe në polici, por jemi të detyruar të bëjmë një apel të gjerë për të gjetur këta dy yje të vegjël, ashtu si na kanë kërkuar edhe vetë familjarët 🙏

Nëse keni ndonjë informacion apo dëshmi që mund të ndihmojë në gjetjen e Adelës dhe Jetmirit, ju lutemi kontaktoni më shpejt tek faqja e qendrës sonë ose në nr e telefonit:
📞0693844081”, shkruan në Instagram faqja “qendra Don Bosko Tiranë”.