Filloreta Raçi po shijon prej kohesh një lidhje dashurie me Adis Patushin. Dyshja janë bashkë prej rreth tre vitesh si dhe kanë bashkë edhe një fëmijë, një djalë të quajtur Theo Mal Patushi, i cili erdhi në jetë në prill të vitit 2023. Fifi se fundi publikoi një fotografi krah partnerit, duke i bërë atij dhe një dedikim.
“Jemi shumë të ndryshëm, zihemi shumë ama edhe duhemi shumë”, ka shkruar artistja. Romanca e tyre nisi pas eksperiencës së Fifit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania. Adisi më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një djalë, Troin. Fifi dhe Adisi tani jetojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të familjeve të tyre.
bal