Lajme

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët afrohen te autostrada Tiranë-Durrës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke arritur pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Për shkak të rrezikut që paraqesin flakët dhe tymi i dendur, Policia ka ndërprerë qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor deri në neutralizimin e situatës, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

See also  A do t’i hiqet imuniteti për t’i hapur rrugë arrestimit të saj? Belinda Balluku refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të MandateveSipas informacioneve paraprake, zjarri rrezikon edhe një fabrikë letre që ndodhet pranë vatrës së flakëve, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut dhe Durrësit, të cilat po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve. Gjithashtu, janë nisur në ndihmë edhe dy mjete zjarrfikëse nga Tirana për të përballuar situatën.

See also  Polici, “qitje” me Bajrat: Oficeri është nipi i “SNAJPERISTIT” i Suel Çelës që tentoi të eleminojë Ardjan Çapjan në ELBASAN! (EMRI)Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Të Ngjashme