Lajme

Zjarr i madh në malin Shpirag, dhjetëra forca zjarrfikëse po luftojnë me flakët me mjete rrethanore

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në Malin Shpirag në Berat. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi drejt malit.

Dhjetëra forca zjarrëfikëseje janë nisur drejt zonës së zjarrit por për shkak të mungesës së rrugës, zjarrfikësit kanë shkuar drejt malit në këmbë dhe po luftojnë me flakët me mjete rrethanore.

Në të gjithë zonën janë përhapur dhjetëra zjarrfikës, por zjarri vijon të përhapet me shpejtësi drejt zonës malore.

Zjarrfikësit në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një shkarkesë rrufeje në zonë.