Lajme

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, forca të shumta zjarrfikëse nisen me urgjencë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Pyllin e Sodës në Vlorë, pasditen e kësaj të shtune. Forca të shumta zjarrfikëse janë nisur me urgjencë drejt zonës ku kanë shpërthyer flakët, për të bërë të mundur izolimin e tyre në kohë.

Flakët e mëdha po favorizohen dhe nga era e fortë, e cila ka përfshirë zonën e pyllëzuar me pisha. Në vendngjarje ndodhen dhe shërbimet e Policisë së Vlorës, por ndërhyrja është shumë e vështirë.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar dhe disa autobote me ujë, për të qëndruar në gatishmëri për furnizimin e zjarrfikëseve dhe izolimin e vatrave të vogla.

Për shkak të erës flakët janë të mëdha dhe ndërhyrja është shumë e vështirë dhe e rrezikshme njëkohësisht. Bimësia e tharë dhe pishat e rrëzuara prej kohësh, favorizojnë gjithashtu përmasat e zjarrit, i cili bie për herë të disatë.

TS Poll - Loading poll ...

Mirëpo, nëse gjatë verës shkak për këto vatra zjarri në Pyllin e Sodës janë bërë temperaturat e larta, këtë herë duket se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Pamje nga zjarri ne Pyllin e Sodes ne Vlore
Pamje nga zjarri ne Pyllin e Sodes ne Vlore

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo