
Një ndërtesë dy katëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit sot, në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Memaliaj.
Për fat të mirë nga zjarri nuk janë raportuar persona të lënduar, pasi të gjithë banorët e pallatit u evakuan në kohë nga ekipet zjarrfikëse.
Ndërsa mësohet se 3 hyrjet e katit të dytë janë djegur pjesërisht.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një pajisje ngrohëse (ose disa) të cilat mendohet e janë lënë të ndezura gjatë natës në godinë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo