Lajme

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, asfiksohen disa persona

Një qendër për të moshuar në Fier është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të mërkure.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka disa persona të asfiksuar, si pasojë e tymit.

Personat e asfiksuar po transportohen drejt spitalit. Nuk dihen ende rrethanat e zjarrit.