Një zjarr i madh ka rënë në pyllin Pishporos në Fier dhe Darëzezë, i cili ka marrë përmasa të mëdha dhe vijon të jetë aktiv prej disa ditësh.
Burime për media bëjnë me dije se zjarri vijon të jetë aktiv dhe se flaket po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Zona e pyllit të Pishporos në Fier dhe Darëzezë ka gjashtë ditë nën pushtimin e flakëve. Zjarrfikësit e Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Divjakës po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa ka pasur edhe ndërhyrje nga ajëri.
Po ashtu Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për vatrën e madhe të zjarrit, duke dërguar një avion Canadair. Për shkak tëerrësirës dhe terrenit puna gjatë natës është shumë e vështirë për forcat zjarrfikëse.